Bleu dru me faturë të falsifikuar, prangoset nga policia

Një person është arrestuar pasi u kap me një ngarkesë me dru pa faturë tatimore.

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit, Daniel Shaqe, 37 vjeç, banues në Korçë.

Po ashtu u fillua procedim penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit me inicialet Th.Th, 64 vjeç, banues në Ersekë, administrator i një firme tregëtimi lëndësh drusore.

Në fshatin Floq-Korçë, shtetasi Daniel Shaqe u kap duke drejtuar mjetin kamion tip Benz, në të cilin iu gjetën 8m3 dru zjarri, me fatura të dyshuara si të falsifikuara, sasi të cilën dyshohet se e ka blerë tek firma e shtetasit Th.Th, pa dokumentacionin tatimor.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Falsifikimi i

Dokumenteve”, “Fshehja e të ardhurave”.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU