Tastiera fizike në smartfonë do të ‘jetojë’ edhe një vit, pasi BlackBerry do të prezantojë smartfonin e ri Key2 me 7 qershor të këtij viti. Ky informacion vjen nga vetë kjo kompani përmes llogarisë së tyre zyrtare në twitter, ku kanë konfirmuar lansimin e smartfonit të ri, transmeton koha.net.
BlackBerry Key2 ka rrjedhur nga telekomi kinez shtetëror para disa jave, ku është zbuluar dukja e tij, plus disa specifika kyçe të tij.
Ndërsa emri i tij atëherë nuk dihej, tani vetë kjo kompani ka zbuluar atë.
BlackBerry Key2 i ri do të ketë tastierën fizike, ekranin 4.5 inç me rezolucion 1620:1080, çipin Snapdragon 660 si dhe dy kamera nga pas, njërin 12MP plus tjetrën 8MP, përgatiti Koha. (b.an)