Bjondi, peshkaqeni që kërkon përkëdhelje (VIDEO)

Bjondit i pëlqejnë përkëdheljet. Vetëm se Bjondi nuk është mace apo qenush, por një peshkaqen 2.5 metra. Pranë bregut të Jupiterit në Florida, roja nënujore Randy Jordan ka gjetur një shoqe të veçantë. Çdo ditë zhytet e hyn në kontakt me një grup peshkaqenësh limon, të cilët quhen kështu për shkak të ngjyrës së verdhë. Midis tyre është edhe Bjondi, e cila nuk kërkon ushqim por përkedhelje. Jordan ia plotëson dëshirën çdo herë dhe gjithçka përsëritet. Është përherë peshkaqeni femër që e kërkon rojtarin nënujor.

“Më njeh, duke sikur më buzëqesh”, thotë Jordan. “Sikur njerëzit ta shihnin se si sillet… Jam i sigurt se njeriu do të pushonte së vrari 100 milionë peshkaqenë në vit”.

D.I.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU