Biznesmenit i rrëmbejnë gruan: Duam 10 milionë dollarë, ose…

Gruaja e një biznesmeni norvegjez është rrëmbyer prej muajsh, konfirmoi policia.

Sipas BBC, Anne-Elisabeth Falkevik Hagen është zhdukur më 31 tetor nga banesa e saj pranë Oslos.

Rrëmbyesit kërkojnë 10 milionë dollarë për lirimin e 68-vjeçares.

Ajo është e martuar me Tom Hagen, një biznesmen me një pasuri prej 174 milionë eurosh.

Rrëmbyesit e kanë kërkuar shumën në një monedhë dixhitale, Monero, e ngjashme me Bitcoin.

Çifti bënte një jetë të veçuar, larg medias. Gruaja u rrëmbye teksa ishte në banjon e shtëpisë.

Deri më tani policia e ka këshilluar biznesmenin të mos e paguajë gjobën.

Publikimi i lajmit për rrëmbimin është bërë për të grumbulluar më shumë informacione, edhe pse rrëmbyesit kishin kërcënuar që të mos dilte asnjë detaj në media.

a.cupaj

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU