Biseda Biba-Bianku, Prokuroria sekuestron materialin bruto

Prokuroria e Tiranës ka vendosur të sekuestrojë materialin bruto të bisedës mes gjyqtarit të Strasburgurt Ledio Bianku dhe nënkryetarit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Denar Biba.

Vendimi erdhi pas nisjes së hetimeve nga prokuroria nën akuzën e ndikimit të paligjshëm të personave që ushtron funksione publike.

Burime nga prokuroria e kryeqytetet bëjnë më dije se më pas do të vendoset për të vijuar me veprimet e tjera hetimore, ku nuk përjashtohet edhe pyetja e dy protagonistëve Biba dhe Bianku për të dhënë shpjegime, shkruan Ora News.

Një ditë më parë, në media u publikua audiopërgjimin duke pretenduar se nën kryetari i KQZ Denar Biba, në emër të Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë Engjëll Agaci, ka shantazhuar gjyqtarin përfaqësues të Shqipërisë ne Gjykatën e Strasburgut, për të mbyllur problemin e pronave.

Biseda është bërë në 2014-ën. Vetë Biba në një prononcim për mediat pranoi se kishte bërë bisedën por tha se e vërteta e metaforës së trenit nuk është ashtu siç është intepretuar si shantazh ndaj gjyqtarit që ky i fundit të bllokojë çështjet e pronave në Strasburg.

Pak orë pas publikimit të videos, kreu i PD-së, Lulzim Basha doli në një deklaratë për median ku e quajti “akt të mirëfilltë mafioz” dhe i kërkoi prokurorisë nisjen e hetimeve menjëherë.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU