Themeluesi i Microsoft-it ka një ide tjetër për të ardhmen e botës. Ai, frikën më të madhe e ka nga epidemitë dhe jo nga luftrat! Tepër racional, Bill Gates shtron për “Huffington Post”, diskutim një pyetje shumë të thjeshtë: nga se do të vdisnin më shumë se dhjetë milionë vetë sot në botë brenda 20 viteve të ardhshme?
Përgjigjja e tij është se: nuk do të jenë shpërthime madhore vullkanike, tërmete apo goditje asteroidësh, që do ta shkaktojnë këtë. As luftërat. Në vend të tyre, ai sheh në skenë epidemi, të cilat do të jenë të formave e përmasave të reja, duke i cilësuar si një rrezik real, por fatkeqësisht të nënvlerësuar për njerëzimin.