Bileta vazhdon 30 lekë, Bozdo: Do ushtrojmë presion të mos rritet

Këshilltarja e djathtë në Këshillit Bashkiak të Tiranës, Reila Bozdo thekson se opozita do të ushtrojë presion të vazhdueshëm mbi bashkinë, që qytetarët të mos paguajnë më shumë se 30 lekë për transportin publik.

Bozdo ka publikuar, në faqen e saj në “Facebook”, një video të realizuar në autobus, ku faturino dëgjohet teksa i thotë se bileta do të jetë 30 lekë deri në 1 Shkurt.

“Sapo dola një xhiro në autobus. Bileta është ende 30 lekë. Faturino thotë se do të jetë 30 lekë deri në 1 Shkurt. Kujdes mos paguani më shumë se 30 lekë në ditët në vazhdim! Do të ushtrojmë presion të vazhdueshëm mbi bashkinë që qytetarët të mos paguajnë më shumë se 30 lekë për transportin publik.”- shkruan Reila Bozdo.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU