Bilanci i Policisë së Kosovës: Dy raste me armë, shtatë incidente zjarri

Policia e Kosovës ka publikuar raportin e saj të përvitshëm mbi incidentet, lëndimet e dëmtimet gjatë festimit të Vitit të Ri. Gjatë kësaj nate, janë raportuar dy raste armëmbajtje pa leje, shtatë raste incident zjarri dhe tri raste dëmtim prone. Siç thotë Policia, krahasuar me festën e vitin e kaluar këtë vit nuk është evidentuar asnjë rast i ndonjë personi që ka humbur jetën dhe asnjë rast në rrezik jete.

“Vlerësuar nga ky aspekt ky vit konsiderohet se ka kaluar më i qetë krahasuar me vitin paraprak, më me pak incidente të rënda dhe më me pak përdorim të mjeteve piroteknike dhe armëve të zjarrit”, thuhet në raportin e policisë.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU