Bie “Instagram”, dalin sërish probleme për përdoruesit

Instagram ka shfaqur probleme tek qindra përdorues, të cilët raportojnë se nuk funksionon si gjithmonë. Këtë pasdite, rrjeti i famshëm për publikimin e fotove dhe videove është përballur me ankesa pasi nuk realizohet asnjë postim për shkak të një ndërprerjeje.

Edhe përdoruesit e “Facebook”kanë tentuar të logohen por kanë hasur probleme dhe lidhur me këtë kanë marrë mijëra raportime

Veprimet që bllokohen janë logimi, pëlqimi, komentet dhe shpërndarjet e postimeve.

Probleme kanë hasur edhe përdoruest e Whats app të cilët nuk dërgojnë dërgojnë dot fotografi ne biseda.

Monitoruesi i rrjetit ka regjistruar mbi 360 ankesa në vetëm pak orë. Problemet kanë prekur disa zona në Britani, Hollandë, Francë dhe shtete të tjera të Europës.

Shumë përdorues kanë zgjedhur të hyjnë në Twitter për të shprehur ankesat e tyre. Ndërkohë stafi i Instagram nuk ka bërë ende asnjë reagim.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU