BE:Vizat “në fazën e fundit”, por pa premtime për afate kohore

Pas shumë vjetëve dhe mospërmbushjes së shumë premtimeve të politikanëve të Kosovës, procesi i dialogut të vizave mes Kosovës dhe BE-së ka hyrë në “fazën përfundimtare” pranojnë edhe zyrtarët e BE-së në Bruksel, edhe pse tërheqin vërejtjen që të mos nxitohet me përmendjen e afateve se kur edhe konkretisht do të mund të hiqen vizat në mënyrë që të mos krijohet përsëri ndonjë dëshpërim në popull siç ka ndodhur shpesh deri më tash, shkruan Koha Ditore.

Në Komisionin Evropian, i cili edhe e ka fuqinë për të dhënë propozimin, thonë se momenti se kur do ta bëjnë këtë do të varet nga përmbushja e kritereve.

“Siç është shprehur Komisioni në dhjetor, kur kishte aprovuar raportin e fundit për përparimin e Kosovës në përmbushjen e kërkesave nga Udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave, kur të gjitha kriteret e mbetura të jenë plotësuar, Komisioni Evropian do të propozojë heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet në përgjigjen që i është dërguar “Kohës Ditore” nga Komisioni Evropian.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU