Serveri i ILDKPKI/ Gjykata e Lartë rrëzon Adriatik Llallën

Prokuroria ka humbur përballë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, pasi edhe Gjykata e Lartë, ka vulosur vendimin se organi i akuzës nuk mund të sekuestrojë serverat e ILDKP-së. Prokuroria nisi një hetim disa javë më parë ku akuzonte këtë institucion për moskallëzim të një sërë personash në një kohë të gjatë.

Gjykata e Larte vendosi të lërë ne fuqi vendimet gjykatave të mëparshme qe e shpallin sekuestron e prokurorisë te paligjshme.

Kërkesat janë shqyrtuar në dhomë këshillimi pa kaluar në seance gjyqësore.

Hetimet kanë nisur në prag të reformës në drejtësi dhe kanë ngjallur dyshime, pasi ILDKP është organi që do kontrollojë pasurinë e gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Hetimi i Prokurorisë

Prokuroria e Tiranës hapi hetimet ndaj ILDKP, me pretendimin se kreu I saj Shkëlqim Ganaj dhe vartësit e tij kanë shpërdoruar detyrën duke mos hapur asnjë hetim për konflikt interesi ndaj deputetëve Valentina Leskaj dhe Rakip Suli, si dhe ndaj ish-deputetit Koço Kokëdhima. Ajo kërkoi sekuestrimin e dokumenteve, por ILDKP iu drejtua gjykatës e cila ndaloi sekuestrimin e materialeve. Prokuroria e dërgoi çështjen në Apel, ku mbeti sërish në fuqi vendimi i shkallës së parë.

Gjykata refuzoi sekuestrimin e gjithë regjistrave dhe serverit të ILDKP nga prokuroria, mirëpo kjo nuk është pranuar nga Llalla. Më pas çështja është dërguar në Apel dhe pas rrëzimit aty, drejt Gjykatës së Lartë, e cila sot ka vënë vulën e kësaj çështje./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU