Beteja për Mosulin, vritet gazetarja kurde

Një gazetare kurde është vrarë ndersa po raportonte nga beteja për Mosulin në Irak. Shifa Gardi, e cila punonte për kanalin kurd në Irak, Rudaw, është vrarë nga një bombë derisa po mbulonte avancimin e forcave irakiane në perëndim të vendit, kundër forcave të ISIS. Rudaw tha se 30 vjeçarja, theu stereotipet e dominimit të meshkujve në gazetari. Forcat irakiane vazhdojnë t’i rezistojnë ISIS’it dhe janë në përparësi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU