Deputetët e Partisë Demokratike kanë thirrur për të dëshmuar në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, drejtorin e Hipotekës, Valdrin Pjetri, ditën e mërkurë në datën 11 korrik 2018.
Drejtorit Pjetri i janë kërkuar informacione dhe shpjegime mbi sipërfaqen aktuale të pronës ku ndodhet Teatrit Kombëtar, ndryshimet që ka pësuar në vite, mënyrën e tjetërsimit të pronave rreth saj si dhe për pronarët kufitarë me Teatrin Kombëtar.
Krahas pjesëmarrjes së tij, drejtorit i kërkohet edhe kartela e pronësisë së Teatrit Kombëtar.
Deputeti Alibeaj u bëri thirrje sot pronarëve të truallit përreth Teatrit Kombëtar që të mos bien pre e presioneve të kompanisë Fusha për këtë projekt që ai e quajti mafioz e të jashtëligjshëm. Sipas opozitës, Rama kërkon ta miratojë me shpejtësi në mungesë të Gjykatës Kushtetuese.
/a.m.