Besnik Mustafaj: Prokuroria të zbardhë audio-përgjimin!

Ish-ministri, Besnik Mustafaj u shpreh se kryeministri nuk duhet të flasë në ‘gojën e ujqërve’ në lidhje me çështjen e vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj. Besnik Mustafaj tha se Prokuroria duhet të zbardhë nëse audio-përgjimi është autentik apo jo dhe se deklaratat e Ramës se do të çojë në burg tre demokratët që publikuan materialin, pasi audio përgjimi është jo autentik, janë të rrezikshme.

“Prokuroria duhet të zbardhë nëse audio-përgjimi është autentik apo jo. Nuk vendos politika nëse kjo kasetë është autentike apo jo. Deklaratat e Ramës se unë do ju çoj në burg janë të rrezikshme pasi do t’i mbyllë gojën opozitës”- tha Mustafaj.
Besnik Mustafaj u shpreh se opozita e ka për detyrë të informojë opinionin ndërkombëtar dhe se Rama kërkon të t’i mbyllë gojën.

“Opozita e ka për detyrë të informojë opinionin ndërkombëtar dhe partnerët për zhvillimet që ndodhin. Nuk mund të mendohet se opozita eshte pengesë për negociatat, pasi opozita po bën detyrën e saj dhe kjo do ndodhë me të gjitha opozitat. Shqetësuese është shantazhi që i bën Rama opozitës. Rama kërkon t’u mbyllë gojën denoncuesve”- tha Mustafaj. News24

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU