Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, është shtruar në spital në Millano për shkak të problemeve me zemrën. Një zëdhënëse e partisë së tij ka thënë se gjendja e Berlusconit nuk është kërcënuese për jetën.
Berlusconi, 79 vjeç, lider i qendrës së djathtë, ka qenë kryeministër katër herë. Spitali San Raffaele ka thënë përmes një deklarate se hospitalizimi ka qenë i nevojshëm, për shkak të problemeve kardiake.
ma.me