Berlini: Të papranueshme deklaratat e Erdoganit

Qeveria gjermane i gjykon të papranueshme deklaratat e presidentit turk që ka akuzuar personalisht Angela Merkel për praktika naziste pas ndalimit të mbledhjeve elektorale pro Erdoganit në Gjermani, njoftoi sot një nga zëdhënësit e qeverisë.

“Pozicioni jonë mbetet i pandryshuar, krahasimet me nazizmin janë të papranueshme, cilado qoftë forma e tyre”, deklaroi gjatë një konference për shtyp Ulrike Demmer.

Një ditë më parë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka akuzuar personalisht kancelaren gjermane Angela Merkel duke ripërsëritur akuzat e tij për “praktika të denja për nazizmin”./b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU