Berishës ‘i djeg’ fjalimi i Ramës, flet për mesazhin që ka marrë…

“Lëreni Doktorin se ka hall. Sali ta qaj hallin që ke për mesazhin që ke marrë sot”.

Kështu iu drejtua kryeministri Edi Rama ndërsa largohej nga salla e Kuvendit, Sali Berishës.

Rama nuk tha më shumë, por besohet se ka pasur të bëjë me 21 janarin.

Deklarata e Ramës me sa duket i ka djegur shumë Berishës, i cili ka reaguar menjëherë në Facebook.

“Te dashur miq, sot tek po largoheshim nga parlamenti dhe po ju drejtohesha deputeteve kanabiste se jeni te denuar te degjoni nje veshegjate si ky, Edvin Kristaq Urrejtja turfullonte duke thene se: “nuk ke faj Sali se ke marre nje mesazh, ke marre nje mesazh”.

Me kete rast dua t’ju siguroj ju dhe mbare shqiptaret se halli i vetem i kllounit halucinant eshte te kamufloje mesazhin absolutisht te vetem qe kam marre dhe marr cdo dite nga miq brenda dhe jashte vendit dhe qe eshte rrezimi me cdo kusht i Zografit Bis.

Njeriut qe mbyti me droge Shqiperine dhe po perpiqet te copetoje Kosoven dhe regjimit te tij te kakistokracise, per çka sot mbetem me i perkushtuar se kurre! sb”, shkruan Berisha.

Mesazhe të tilla Berisha në fakt merr të tilla. Ajo që nuk dihet, është se cili është mesazhi real që ka marrë sot, të cilin ia përmendi edhe Rama në Kuvend, shkruan Tema.

/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU