Ish-kryeministri Sali Berisha ëhstë ëprfshirë në debatin për tarfiën e vendsour për Rrugën e Kombit. Ai i ëhstë përgjigjur kryeministrit Rama i cili deklaroi se vendosja e tarifës është finalizim i një procesi të nisur që në kohën e qeverisë Berisha.
Ky i fundit deklaroi sot nga foltorja e parlamentit se në atë kohë u bë studimi, por u vendos të mos caktohej tarfië. Berisha tha se nëse do mbetej në pushtet nuk do e vendoste kurrë tarifën.
“Erdhëm në 2005-ën, e gjetëm varfërinë ekstreme 3.4 %, me një seri masash e ulëm në 1.2 %. Po prapë 1.2 % do të thoshte 15 mijë familje, do të thoshte 45 mijë frymë. Ndaj dhe ne po përgatiteshim në mënyrë që të çrrënjosnim varfërinë. Kjo që bëni ju, vetëm ata që janë të zhveshur nga çdo moral njerëzor.
Tani vijmë te çështja që ka tronditur kombin. Për herë të parë në këto vite lirie, pjesa e kombit, jeton në Kosovë, proteston, ngrihen bllokojnë rrugën e komunikimit më Shqipërinë. Dhe unë i përgëzoj ata qindra kamionistë të cilët ndërmorën një protestë apel, për ndërgjegjen shoqërore dhe kombëtare, por këta s’kanë ndërgjegje. Është e vërtetë që në vitin 2011, qeveria e kryesuar nga unë dhe me ministër të ndjerin Sokol Olldashi, bëmë të gjitha studimet, asgjë s’ka të fshehtë.
Por është po kaq e vërtetë sa pas studimit u vendos që taksa të mos vihet. Vazhdojmë më tutje, a jam unë kundër fondeve për mirëmbajtjen e rrugëve? Në asnjë mënyrë, sado fonde të sillni unë do i votoj, sepse është jetike. Por të caktosh 54 mln dollarë për mirëmbajtjen, që janë 18 mijë kilometra në mbarë vendin, do të thotë se nuk jeotn në këtë vend, ske përgjegjësi.
Jam që mirëmbajtja tu jepet kompanive private, edhe Drejtorinë e Rrugëve e reformuam. Dallimi ishte thelbësor, nuk do t’i jepnim konçesionarit siç i jepni ndrikull Nushit apo atë muratorin, ne do jepnim paratë për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, Tiranë-Durrës, Fier-Vlorë e me radhë. Kjo ishte drejtimi i politikës sonë. Ata të cilët duan të fshihen pas shpatullave të mia si minj. Ramë dakord që nuk do ishte me tarfië, dhe nuk u vendos. Po të ishte dhënë do ishte bërë, por u pa që nuk duhej bërë, duhej kaluar në variantin tjetër.Pse nuk u vu taksa, kjo ëhstë një vepër e kombit, nuk është vetëm e Shqipërisë. Është investimi më strategjik për çdo shqiptar. Pse Edi Rama e quajti rrugën e asgjësë”, tha Berisha./a.m.