Berisha: Sulmi ndaj gazetares, mesazh mafioz nga narkoqeveria

Ish-Kryeministri Sali Berisha dënon sulmin me armë ndaj banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thotë se sulmi ishte një mesazh mafioz i narkoqeverisë për gazetaren që ka hetuar lidhjet kriminale të niveleve të larta.

Reagimi i ish-Kryeministrit Sali Berisha:

“Narkoqeveria mesazh mafioz me breshëri kallashi gazetares investigative Klodiana Lala!

Të dashur miq, sot fallangat e krimit të narkoqeverisë së Noriegës ndërmorën një sulm të armatosur terrorist ndaj shtëpisë dhe prindërve të gazetares Klodiana Lala!

Ky akt i porositur dhe organizuar nga familjet e mëdha mafioze të narkoqeverisë së Noriegës, përbën një përshkallëzim të ri tepër të rrezikshëm të diktatit të mafies qeveritare, përpjekjeve mafioze e kriminale të saj për t’i mbyllur gojën një gazetareje investigative, e cila po investigonte me guxim dhe vendosmëri mbi kokainën, krimin dhe trafiqet kriminale të niveleve më të larta të familjeve qeveritare mafioze ndër të cilat edhe vet të Noriegës.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë sulm të hapur, primitiv, mafioz terrorist ndaj gazetares që po heton me vendosmëri lidhjet mafioze të organizatave kriminale me nivelet më të larta të narkoqeverisë shqiptare, le të paralajmërojmë të dashur miq Noriegën, se vrimë miu nuk do gjesh të futesh dhe se fatin e diktatorit panamez do të pësosh por jo nga marinsat e SHBA por nga qytetarët dhe aleanca antikrim e Shqipërisë në rast se vazhdon me këto akte hakmarrje primitive ndaj Klodiana Lalës, familjes së saj apo çdo gazetari në këtë vend”!

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU