Berisha: Shqipëria nën ujë, Rama vodhi 1.7 mln dollarë të emergjencave civile

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha ka reaguar sërish në Facebook në lidhje me atë që e cilëson si afera e dekoderave e kryeministrit Rama.

Berisha shkruan se me dekoderat, Rama u vodhi shqiptarëve 1.7 mln dollarë të buxhetit të shtetit nga fondi për emergjencat.

Ja postimi i plotë i Berishës në Facebook:

Shqiperia nen uje ndersa Rama vetem sot u kthye nga qokat

Veliaj qytetareve te Tiranes, pasi iu njoftoi motin e madhe, iu tha “mos dilni nga shtepite kurse une po iki ne Sri Lanka”. Ministrat sillen verdall pa derguar asnje ndihme nga qeveria. Rama ka vjedhur me dekoderat parate e emergjences civile.

Te dashur miq, moti i madh por i paralajmeruar nga stacionet meterologjike, mbertheu Tiranen, Shijakun, Elbasanin, Lushnjen, Lezhen, veriun dhe verilindjen e Shqiperise. Ne te gjitha keto zona pati permbytje te qindra e qindra banesave, kafsheve dhe orendive shtepiake dhe qytetare te rrezikuar shume nga keto permbytje.

Por pervec mediave, ere shteti per ndihme nuk ndjehej gjekundi. Sot shqiptaret ishin nje popull i braktisur nga qeveritaret aventuriere. Rama, pas bronzimit dhe qokat ne Miami, mbrriti sot me duar ne xhepa ne Shijak, ministrat e tij, po me duar ne xhepa, ne zona te ndryshme pa dhene asnje leke ndihme. Vetem ne Shijak jane mbytur rreth 300 banesa dhe biznese. Ne Bregun e Lumit ne Tirane jane permbytur mbi 80 banesa kurse Erion Veliaj pasi informoi per motin e madh, keshilloi dje qytetaret e Tiranes te mos dalin nga shtepite e tyre se mund edhe te mbyten, kurse vet ja mbathi per ne Sri Lanka.

Edi Rama me Karlo Bolinon dhe Dixhitalbin e tij, rrembyen edhe 1,7 milione dollare te buxhetit qe ruheshin per ndihme ne emergjencat civile. Ai ju tha shqiptareve se dekoderat do t’ua jepte familjeve ne ndihme ekonomike, harroi se sipas ligjit familjet me ndihme ekonomike nuk kane televizor dhe se ky bazuar ne kete nen u hoqi ndihmen ekonomike 20 mije familjeve!

Duke denuar keto qendrime te papergjegjshme te qeverise ndaj te permbyturve, i bej thirrje prokurorise te nise me urgjence hetimin per vjedhjen e fondeve te emergjences civile nga Rama dhe Bolinot e tij.
Per keta pushtetare njerezit nuk ekzistojne. sb

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU