Berisha: Rama ik me 18 qershor, të shtyhen zgjedhjet dhe të krijohet qeveri teknike  

Ish kryeministri Sali Berisha i ka bërë sërish thirrje sot nga çadra e PD-së kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqje dhe t’i hapë rrugë qeverisë teknike. Sipas tij, PD dhe opozita nuk po lufton për pushtet, por për votën e lirë. Berisha ka nënvizuar se e pyesin se nëse është fjala për ndërprerje mandati Rama le të ikë me 18 qershor të shtyhen zgjedhjet dhe të krijohet qeveri teknike.

“Më pyesin pse do t’i prisni mandatin? Nuk kemi kundërshtim ne. Të ikë me datë 18, të shtyhen zgjedhjet dhe të firmosë për qeveri teknike. Pse kërkojmë qeveri teknike? Lumi drogës, parave, bandave, që të gjitha të lidhura me PS. Ne se bëjmë legalizimin e drogës. S’do ta bëjmë kurrë. Historia ka faktuar që vendet që kanë mbjellë drogën janë shkatërruar. Socialist që jeni të mashtruar u them se vota e drogës nuk shkon. Luftojmë në këtë çadër e mbarë Shqipërinë se nuk ia falim votën drogës. Ramën sot e kanë braktisur të gjithë. Edhe aleatët e tij. Ata mbështesin kauzën e opozitës. Nuk pranojmë të bëjmë zgjedhje me Ramën sepse ai e mbushi parlamentin me kriminelë. Nuk shkojmë me banda në zgjedhje. Ke kriminalizuar policinë. Çadra sot është pushteti moral i vendit. Mos dëgjo intrigantët rreth teje. Hapi rrugën zgjidhjes. Ti se çon Shqipërinë vetëm në zgjedhje. Paqja është forcë e të gjitha forcave. Revolucionin mos e nxeh. Jep dorëheqje”, deklaroi Berisha. /javanews.al

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU