Dorëheqja e Ministrit të Drejtësisë Nasip Naço ka sjellë edhe reagimin e menjehershëm të ish- kryeministrit Sali Berisha.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha e ka vlerësuar këtë dorëheqje si dëshmi të “shkërmoqjes” së kabinetit qeveritar.
Ndër të tjera, Berisha shkruan se Naço u tërhoq pasi nuk binte dakord me Ramën me përjashtimin e Ministirsë së Drejtësisë nga reforma e drejtësisë, dhe besimin e saj Fatmir Xhafës.
Ja postimi i plotë i Berishës
Nje doreheqje si deshmi e shkermoqjes se kabinetit te “aleances se qelbesirave”!
Te dashur miq, Naço dha doreheqjen, si deshmi e shkerrmoqjes se “aleances se qelbesirave”. Ai nuk mund te pajtohej me Edi Ramen dhe perjashtimin e ministrise se drejtesise nga reforma e sistemit te drejtesise dhe zevendesimin e tij dhe ministrise qe ai drejtonte, nga Fatmir Xhafa, perfaqesuesi i klaneve te droges dhe krimit dhe suita e tij, qe ka hartuar, ne perputhje me urdherat e Rames, projektin e asgjesimit te pushtetit gjyqesor dhe zevendesimit te tij me vullnetin e Edi Rames! sb