Ish-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar gjatë një intervistë në oraneës, se protesta e 27 janarit do të jetë leksioni më i hidhur për Edi Ramën. Ish-lideri i PD deklaroi se ka shumë dosje që i qëndrojnë në qafë kryeministrit.
“Ne presim që qytetarët shqiptarë ti japin Ramës leksionin më të merituar. Ne presim që qytetarët shqiptarë të dëshmojnë para shqiptarëve dhe botës papajtueshmërinë e tyre me situatën dramatike të korrupsionit të papërmbajtur të narkoshtetit që vendos sot në të gjitha nivelet e këtij shteti. Autori i dhunës së 21 janarit është në pushtet. Protesta e 27 Janarit do të jetë leksioni më i hidhur për Ramën. Edi Rama duhet të kishte ikur 40 herë deri tani. Qeveria aktuale qëndron mbi kanabisin. Ka shumë dosje që i qëndrojnë në qafë Ramës, duke filluar nga Xibraka deri tek CEZ-i”, deklaroi Berisha
Sali Berisha tha se bashkëpunimi mes PD dhe LSI në këto kushte është jetik për të rrëzuar kryeministrin Rama.
“Mendoj se bashkëpunimi i PD me LSI çdo forcë politike opozitare në këto kushte është jetike për t’i dhënë vendin që meriton Ramës. Sa herë kanë dalë në shesh rumunët gjatë këtij viti”, deklaroi Berisha
a.ç