Berisha: Prokuroria të nisë urgjent hetimet për rrëzimin e helikopterit

 

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar mbrëmjen e sotme në Facebook kur ka shprehur ngushëllimet e tij për dy pilotët që humbën jetën. Ndër të tjera, Sali Berisha kërkon nisjen e hetimit të menjëhershëm nga ana e Prokurorisë, ndërsa shkruan se është me rëndësi të zbulohen shkaqet dhe rrethanat e tragjedisë.

Postimi i plotë:

Nje lajm i hidhur per Ushtrine dhe mbare kombin. Pilotet Florian Deliaj dhe Donald Hoxha rane sot ne krye te detyres gjate stervitjes me helikopterin qe drejtonin kurse ushtari profesionist Gerald Baramuca u plagos rende. Me kete rast le t’u shprehim ne ngushellimet tona me te sinqerta familjeve te deshmorve Deliaj dhe Hoxha qe rane krye te detyres dhe ti urojme sherim te plote ushtar Baramuces.

I bej thirrje prokurorise se pergjithshme te nise menjehere hetimin per te zbuluar shkaqet dhe rrethanat e renies se helikopterit dhe vdekjes tragjike te piloteve Deliaj dhe Hoxha dhe plagosjen e ushtar Baramuces. sb

 

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU