Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka lëshuar sërish akuza të rënda në drejtim të disa prej drejtuesve të Policisë së Shtetit. Nga foltorja e Parlamentit, Berisha tha se dy punonjës policie, që i shërbejnë Emiliano Shullazit kanë kërcënuar me jetë një qytetar. Por, pasi personi në fjalë ka bërë denoncimin, disa drejtues të policisë kanë prishur provat.
Deklarata e Berishës:
Kreu i meduzës u largua, nuk pati burrëri të dëgjonte përgjigjen e problemeve që shtroi, akuzave që bëri. Por ëksaj here e justifikoj. Ai e dinte që sot kisha në përshendetje për të. Urime Ed-Eskobar, të mungonte ky titull, e fitove. Ju garantoj se shumë shpejt do ta ketë për mbarë kontinentin titullin, ky është shefi i organizatës më të rrezikshme kriminale që ekziston në Evropë dhe në Botë.
Unë sot jam këtu për të lexuar një dokument tuajin, që fakton se çfarë organizate krminale e turpshme jeni. Në datën 21.12.2015, shtetasi me iniciale x.x., nga Librazhdi po qëndronte te rruga e Kavajës…nuk ju intereson ta dëgjoni…në afërsi të një lokali duke pritur një të afërmin e vet, i janë afruar dy shtetas dhe i kanë kërkuar: Pse po qëndron afër këtyre ambjenteve. Ai i tha se pret të afërmit. Ata i bënë foto dhe i çuan foto Emiliano Shullazit. Pas konfirmimit nga Shullazi, e kanë goditur disa herë shtetasin e më pas e kanë lënë të lirë. Qytetari pasi ka përshkuar një rrugë për 10 minuta, ka takuar një patrullë policie. U tha se e kanë kërcënuar me jetë dhe i çoi te vendi. Policia mbërriti në adresë dhe bëri shoqërimin e shtetasve: Valmend Pelivani, dhe Tekim Zenollari 32 vjeç të cilëve i’u gjetën armë. Ky pretendonte se ishte polic burgjesh dhe ishte polic burgjesh. Këto të dhëna janë të shënuara në procesverbalin e kapjes në flagrancë. Këta shtetas dyshohet se kanë kërcënuar një tjetër shtetas. Kjo thuhet në komunikatën e komisariatit numër dy. Këta shtetas janë identifikuar si lidhje të Emiliano Shullazit. Në momentet kur kanë kërcënuar qytetarin, kanë qenë në ambejntet e jashtme të banesës për shërbime ndaj gjeneralit Milit të Partisë. Burime të sigurta dëshmojnë se pasi Shullazi u vu në dijeni për shoqërimin e personavem i është kërkuar policit që ka bërë veprimet të shkojë në komisariatin 2.
Një Arsen Arsen, që e ka zhdëp njëhërë Shullazi, se e ka dhe mik…Ky oficer është pritur nga zëvebndësdrejtori i Policisë Ermal Muço, dhe nga Artjon Duka, Shullazi tjetër. Ata i thanë të merrte armën nga laboratori i policisë shkencore. Polici shkoi mori armën. Këta kanë mbajtur pistoletën, e kanë nxjerrë jashtë oficerin. Si kriminelë, i kanë ndërruar gjilpërën pistoletës, në një kohë kur në këtë akt është përshkruar arma./a.m.