Berisha “non grata” nga SHBA? Reagon ashpër Petro Koçi: Kanë shumë arsye për të ndaluar hyrjen e tij

Zv.ministri i Mbrojtjes, njëherësh zv.sekretari për bashkëqeverisjen dhe aleancat në PS, Petro Koçi ka reaguar në lidhje me shpalljen “non grata” e ish-kryeministrit Sali Berisha nga SHBA.

Koçi ka qenë i ashpër në reagimin e tij, duke u shprehur se Uashingtoni ma shumë arsye për një vendim të tillë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shumë arsye për të ndaluar hyrjen e politikanëve të tipit Sali Berisha në vendin e tyre.

Por kësaj radhë kanë një arsye më shumë, rezistencën jo paqësore të Sali Berishës dhe Partisë Demokratike ndaj reformës në drejtësi”, reagon Koçi.

Njëherësh, teksa komenton protestën e opozitës më 16 shkurt, zv.ministri i Mbrojtjes nënvizon faktin se PD e ka profesion tashmë dhunën dhe sulmin ndaj institucioneve.

“Opozita e ka profesion dhunën dhe sulmin mbi shtetin. Për atë pushteti është më i rëndësishëm se shteti. Është e gatshme të shkatërrojë shtetin për ta marrë apo mbajtur pushtetin.

Kjo është provuar në vitin 1997, në 14 shtator të vitit 1998 dhe herë të tjera.

Partia Demokratike e ka pasion sulmin mbi institucionet e shtetit.

Hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian opozita e quan fatkeqësi.

 Lulzim Basha e konsideron grushtin e shtetit mjet legjitim.

Reforma në drejtësi i ka errur sytë krerëve të opozitës. Keni dëgjuar ndonjë deklaratë nga opozita në favor të reformës në drejtësi?

Aleanca e opozitës me kriminalitetin në drejtësi është arsyeja kryesore e tërbimit opozitar. 16 shkurti është dita e rilindjes së Haxhi Qamilit”, deklaron Koçi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU