Berisha i paraprin Kerryt: Qeveria t’i strehojë muxhahedinët e Guantanamos

Në prag të vizitës së sekretarit amerikan të shtetit në Shqipëri ish Kryeministri demokrat Sali Berisha në një intervistë të posaçme të Ora News ka një mirëseardhje shumë të përzemërt dhe fton qeverinë t’i përgjigjet pozitivisht të gjitha mesazheve dhe të marrë me seriozitet kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë për reformën në drejtësi dhe për luftën kundër krimit të organizuar.

Sali Berisha: “ Mos të harrojë se ai ka një dosje. Ai vjen këtu me një dosje. Në radhë të parë është një nder për Shqipërinë por ai vjen dhe me një axhendë për të mbështetur, kërkuar luftën kundër kriminalitet dhe oligarkisë, reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit.”

Ish Kryeministri Sali Berisha zbluon se Sekretari Amerikan i Shtetit mundet me të drejtë t’i dorëzojë një kërkesë qeverisë shqiptare në lidhje me Muxhahedinët.

Sali Berisha: “Ndoshta mundet që me të drejtë të pretendojë që qeveria shqiptare dhe Shqipëria të bëjnë dhe një hap tjetër më shumë në drejtim të muxhahedinëve të një kampi sepse Shqipëria mund ta pyesë veten shumë herë se me çfarë mund ta ndihmojë SHBA. Nuk mund të ndihmojë kaq shumë sepse kuptohet se sa janë Shtetet e Bashkuara. Por prapë nuk mund të thotë se sa mund ta ndihmojë. Shqipëria i ndihmon Shtetet e Bashkuara me votën e saj në problemet e sigurisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.”

Shqipëria, thotë Z.Berisha mund t’i ndihmojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në disa probleme që janë delikate për politikën e tyre, duke marrë si shembull iranianët që ndodhen në kampin e lirisë në Irak.

Sali Berisha: “Ne e hapëm këtë rrugë. Ne morëm 200 e ca të parët. E vërteta është se qeveria i ka shumëfishuar dhe ka bërë shumë mirë dhe ne e vlerësojmë këtë akt. Por ne besojmë se Shqipëria mund të bëjë një extra mile. Mund ta boshatisë atë kamp se absolutisht asnjë problem serioz madhor nuk do të krijohet. Mos të harrojmë se këta janë 3 mijë vetë.”

Qeveria shqiptare duhet të kontribojë edhe më shumë me të burgosurit e Guantanamos. Aty ku ka mundësi, thotë ish Kryeministri Berisha dhe mendon se muxhahedinët që ndodhen këtu janë nën kujdestari, janë të kënaqur dhe se nuk kanë krijuar asnjë problem.

Sali Berisha: “Muxhahedinët janë luftëtarët, rezistentët më kohëgjatë në mbarë botën.Drejtojnë më shumë respekt dhe në këtë kontekst unë do të vlerësoja shumë në qoftë se qeveria shqiptare me këtë rast i thoshte sekretarit Kerry që ne kemi marrë këtë vendim dhe kam mbështetjen e plotë besoj, të gjithë opozitës , se unë e ndjek problemin.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU