Berisha flet për një pakt me Kryeministrin Rama në lidhje me ish deputetin Arben Ndoka

Sali Berisha ka deklaruar nga aula e parlamentit se mes tij dhe Edi Ramës ka patur një pakt të fshehtë për të larguar nga kuvendi deputetin Arben Ndoka, një “marëveshje” që sipas ish kryeministrit u shkel nga kreu qeverisë.

“T’u pyes një gjë? Si ndiheshit ju kur kishit pranë Arben Ndokën të ulur aty pranë? Keni motra dhe vajza ju Të gjith kemi, si ndjeheshit ju me Arben Ndokën këtu? Do tregoj një gjë që se kam thënë, paa se të ikte nga parlamenti Arben Ndoka, Rama i kërkoi një ambsadori të rëendësishëm i tha: ‘do largohet por me një kusht’ që Basha dhe Berisha të mos ia pëmendin emrin, dhe unë e mbylla gojën, hera e parë që ja përmend publikisht emrin, pa dyshim respektova një kërkesë të kryetarit tuaj, po c’na bëri kryetari? Këtë trafikant femrash, s’duhet të qeshni ju zonjë e them me revoltë, këtë pengmarrës e nxjerr në rang ministri…ishte krimineli Arben Ndoka që ju e futët në parlament, a keni ju vajza dhe gra? si ju duket? si e justifikon një akt të tillë para këtij njeriu? kjo vjen se është partia mbi Shqipërinë”,- tha Berisha.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU