Ditën e djeshme Sali Berisha ka denoncuar përmes “qytetarit digjital” një aferë korruptive mes deputetit socialist Erjon Bra një aferë korruptive mes deputetit socialist Erjon Braçe dhe një biznesmeni mafioz të Lushnjes.
Sot, vetë deputeti i është përgjigjur akuzave duke thënë se ai jo vetëm që nuk e njeh biznesmenin në fjalë, por, për më tepër, njohës i tij në fakt është PD. Braçe ka publikuar dhe një foto, ku duket dhe nënkryetari i PD-së Edmond Spaho, në inagurimin e hotelit të këtij biznesmeni.
DENONCIMI I QYTETARIT DIGJITAL TE BERISHES
“po te shkruaj nga adrese fallco se me then te drejten me bandat e tyre jane te rrezikshme. une jam ish socialist berish i dashur ,jetoj ne lushnje ,pyete pak miun erion bracen se me ke shoqerohet ne lushnje?? ne sta thote ai ta them une ,ai shoqerohet me julian sules ose juli pashakos i thone. A e di ti se kush eshte juli pashakos??? te egzekuton direkt, mik me shullazin dhe neper lushnje bredh me 2 pistoleta ne brez!!po kush po merr masa???!erioni meqe ra fjala i ka dhene license per perpunimin e naftes nje tjeter gangsterri ne lushnje, pronarit te eldon park dhe lushnja helmohet cdo nate !! aman pyete erionin nese sme beson pyet te besuarit e tu ne lushnje ata ta vertetojne”, shkruante dje qytetari digjital.
REAGIMI I ERJON BRAÇES
“Unë nuk njoh asnjërin nga këta të dy persona. Në Lushnje kam 9 muaj pa shkuar sepse më mjafton puna ime në Divjakë. Sfidoj Berishën, të birin, të bijën që të gjejnë qoftë edhe vetëm një foto a një dëshmitar që të thotë ndryshe nga këto që them unë dhe unë dal nga Parlamenti. Sali Berisha duhet ta ndajë ky i Eldon Parkut është krimineli im apo i Edmond Spahos? Janë në foto në sallën kryesore të Eldon Parkut në datë 21 Janar duke festuar përvjetorin e disatë të themelimit të Partisë Demokratike në Lushnje. Ti palaço rregullo gjuhën se e di si e pëson apo jo. Ndajeni mendjen e keni tuajin këtë të Elton Parkut apo ky është krimineli im?”, tha Braçe./java/a.k