Ish kryeministri Sali Berisha ka shkruar në Facebook mbi sulmin në Paris. Në postimin e tij Berisha shprehet se me sulmet makabre, barbarët nuk mund të përkulin vullnetin e hekurt për të qëndruar të pamposhtur.
Postimi i plotë i Berishës:
Grupe terroriste, me sulmet e tyre barbare pergjaken mbreme Parisin, Francen dhe njerezit e lire ne mbare boten. Ata, me sulmet e tyre mizore ne disa qendra te qytetit, moren jeten e 127 qytetareve, femijeve, te rinjve, burrave dhe grave qe po ndiqnin koncerte, darkonin apo shetisnin ne qytetin e tyre.
Me sulmet e tyre makabre ne kryeqytetin e Frances, barbaret mendojne se do mund te perkulin vullnetin e hekurt te ketij vendi te madh per te qendruar e pamposhtur ndaj parimeve te Deklarates, mbi te cilat eshte ngritur liria e saj, liria e botes.
Duke denuar me ashpersine me te madhe keto akte mizorie primitive, shpreh ngushellimet e mia me te thella familjeve te viktimave, kombit mik francez, ambasades se Frances ne Tirane dhe autoriteteve franceze si dhe uroj sherim te plote te plagosurve.
Gjithashtu, me kete rast shpreh bindjen time me te thelle, se barbaret qe mbeshteten, organizuan dhe realizuan kete masaker, kete horror ne Paris dhe ulen sot ne shenje nderimi per viktimat e pafajshme ne gjysem shtize flamurin krenar te kombit te madh francez, do marrin ndeshkimin shembullor kudo qe te ndodhen! Me Francen sot eshte mbare njerezimi!