Berisha: 1 tonëshi i drogës i kapur sot në Brindizi, i nipërve të “Zonjës Lokomotiva”

Ish Kryeministri Sali Berisha shkruan në rrjetin e tij social se gomonia e kapur sot nga forcat italiane të policisë, e ngarkuar me një ton drogë, është e nipërve të nënkryetares socialiste të Kuvendit, zonjës Valentina Leskaj.

Berisha njofton përmes “oficerit të tij dixhital” se nipat e deputetes Leskaj janë ortakë me drejtorin e kufirit të qarkut të Vlorës.

“Oficeri dixhital informon:

Skafi me 1 ton droge i kapur nga autoritetet italiane

Eshte i niperve te “madam Lokomotives”, Leskaj.

Me ata eshte ortak drejtori i kufirit te qarkut te Vlores! sb

“i nderuar doktor,jam nje oficer policie i vlores!skafi i nisur mbreme nga grykederdhja e vjoses ne uren e mifolit me 1 ton droge ne drejtim te italise eshte i niperve te deputetes valentina leskaj nga selenica robi llanaj dhe gezim zhupaj nga selenica..robi llanaj ne selenice ka nje siperfaqe me 10 ha hashash te mbjelle vetem 2 km larg postes se policise dhe ka gjithsej 40 punetore qe punojne dhe jetojne ne cadra ne plantacinin me droge dhe esht nje vrases i njohur per komunitetin dhe policine..gezim zhupa esht drejtori i policise se kufirit te vlores qe garanton transportin me gomone te hashashit per ne itali dhe greqi..”/java/a.k

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU