Berat, mbillen pesë mijë pisha në lagjen Goricë

Rreth 5 mijë pisha janë mbjellë në një zonë prej 2 hektarë pranë lagjes muzeale të Goricës, në Berat.

Rehabilitimi i kësaj zone, e dëmtuar rëndë në vitin 2012 për shkak të një zjarrvënieje të qëllimshme, do të parandalojë një problem akut për qytetarët e Beratit, dëmtimin e banesave dhe objekteve historike nga erozioni dhe rrëshqitjet e dheut.

Kryeministri Rama tha se moratoriumi për pyjet do shoqërohet edhe me një paketë masash shtrënguese që do kalojnë në Kuvend.

Rama tha se kështu do të kompletohet kuadri ligjor dhe do të krijohet një ekuilibër midis punës intensive për ripyllëzim dhe kontrollit shumë të rreptë për cënimin e sipërfaqes, apo qoftë një peme të vetme.

Ministria e Mjedisit është duke vënë në zbatim një projekt të inventarizimit të fondit pyjor dhe kullotave, i cili do të përfundojë brenda vitit 2017.

Prerjet shkaktuan një katastrofë të vërtetë mjedisore. Sipas të dhënave të Ministrisë së Mjedisit, në shtatë vite janë prerë dhe djegur qëllimisht rreth 17 për qind e pyjeve dhe janë dhënë 2.600 leje me një mesatare prej 3 në ditë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU