Benzema është kthyer në fantazmë te Reali

Karime Benzema është sulmuesi më i dobët i Real Madridit këtë edicion dhe paraqitjet e tij po keqësohen nga ndeshja në ndeshje.

Real Madrid po kalon momente shumë të vështira këtë edicion, kjo falë paraqitjeve të dobëta të dy sulmuesve.Tifozët e kampionit të Spanjës janë duke e pritur Karim Benzeman, i cili nuk po shënon dhe nuk po asiston për bashkëlojtarët.

Në fakt, sulmuesi francez këtë sezon ka shënuar vetëm dy gola dhe është vërshëllyer disa herë nga tifozët në Bernabeu.

Benzema një gol e ka shënuar çdo 468 minuta, ndërsa në ndeshjen e mbrëmshme nuk arriti të gjuante asnjëherë në portën e Atletico Madridit, përgatiti ”Express”. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU