Benzema e thotë thjesht: “Finalja nuk luhet, por fitohet”

Benzema thotë se Reali nuk do të shkojë në finale dhe të bëjë futboll të bukur, por vetëm që ta fitojë atë. Real Madridi është kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve për herë të tretë me radhë dhe është afër që të rishkruajë histori, duke u bërë ekipi i parë që e ngre Kupën me vesh lartë tri edicione radhazi.

Reali është kritikuar për paraqitjet e fundit, sidomos në dy ndeshje kundër Bayern Munich, por Benzemas, që shënoi dy gola në “Santiago Bernabeu”, nuk i intereson kjo.

 

Ai haptazi e pranoi se Reali do të shkojë në KIEV për ta fituar Ligën e Kampionëve, e jo për të luajtur futboll. “Një finale nuk luhet, por fitohet”, ka thënë Benzema, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU