Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët, por edhe relativisht i ftohtë në mëngjes dhe mbrëmje, si pasojë e rrymave ajrore me origjinë veriore.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i verilindjes me shpejtësi 2 – 25 m/s. Erë intensive përgjatë vijës bregdetare, por edhe zonave pranë tyre.
Deti parashikohet i forcës 5 ballë, me lartësi vale 2.8-3.2 metra.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C |
Shkodër | 10/22 diell |
Kukës | 6/15 diell |
Lezhë | 9/20 diell |
Dibër | 5/14 diell |
Durrës | 11/23 diell |
Tiranë | 10/23 diell |
Elbasan | 11/22 diell |
Berat | 9/23 diell |
Vlorë | 14/23 diell |
Korcë | 6/14 diell |
Gjirokastër | 10/22 diell |
Sarandë | 12/23 diell |
a.ç