Ekipi i Gatuzos në krizë të thellë. Milani është mposhtur në shtëpi nga vendi i fundit në Serie A, Benevento.
Skuadra e Gennaro Gattusos u mposht në San Siro me rezultat prej 0-1. Ishte Immello që shënoi golin e fitores në minutën e 29 pas asistimit nga Viola.
Në minutën e 80 Benevento mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Diabate u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, megjithatë as epërsinë e një lojtari më tepër në fushë për minutat e mbetur nuk i shfrytëzoi Milani për të rikthyer epërsinë. Në vendin e gjashtë Milani fiksohet me 54 pikë, kurse Benevento në vendin e fundit ka 17 pikë.