Ben Affleck në rehabilitim, rrezikon rolin e Batmanit

28/05/2008 PA File Photo of director Ben Affleck during a photocall for 'Gone Baby Gone', at the Mandarin Oriental hotel in west London. See PA Feature SHOWBIZ Insider. Picture credit should read: Yui Mok/PA Photos. WARNING: This picture must only be used to accompany PA Feature SHOWBIZ Insider.

Ben Affleck mund të mos e interpretojë më rolin e Batmanit. Kjo për shkak të kostove të larta të sigurimit pasi aktori ka nisur rehabilitimin për varësinë ndaj alkoolit. Kjo ështe hera e dytë brenda vitit dhe e treta në dy dekadat e fundit që Affleck hyn në rehabilitim.

“Me shumë mundësi, studioja do ta zëvendësojë atë sepse kostot e sigurimit janë të mëdha”, tha një burim brenda Warner Bros. për “The Wrap”. Ben Affleck ka luajtur deri tani në 3 filma si Batman: “Batman vs Superman: Dawn of Justice”, “Suicide Squad” dhe “Justice League”. Ai është gjithashtu producent i “The Batman”, një film i ardhshëm i Warner Bros.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU