Grabitet me dhunë e moshuara në Belsh. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, kur disa persona me maska kanë hyrë në shtëpinë e 70-vjeçares Naferit Tafani.
Sipas burimeve, ajo është dhunuar me qytën e pistoletës dhe më pas i kanë vjedhur rreth 2 milion lekë të vjetra.
E moshuara është gjetur me kokë të çarë dhe pa ndjenja nga fqinjët e saj të cilët më pas kanë njoftuar policinë shkruan Panorama. Naferit Tafani jetonte vetëm me bashkëshortin i cili në atë moment nuk ndodhej në shtëpi.
70-vjeçarja ndodhet në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e hajdutëve që masakruan të moshuarën./a.m.