Belgjika mund Zvicrën në miqësore, aktivizohen 5 shqiptarë

Kombëtarja e Belgjikës ka mposhtur Zvicrën e shqiptarëve me rezultatin 2:1 në një ndeshje miqësore.

Zvicra kaloi e para në epërsi me golin e Blerim Xhemjalit në minutën e 31, ndërsa Belgjika u përgjigj vetëm 3 minuta më vonë me Romelu Lukaku.

Në pjesën e dytë Zvicra mbeti me një futbollist më pak, ndërsa këtë e shfrytëzoi Belgjika që shënoi me anë të Kevin de Bruyne.

Kujtojmë se në këtë ndeshje nga fillimi kanë luajtur 5 shqiptarë, Valon Behrami, Blerim Xhemajli, Granit Xhaka, Admir Mehmedi dhe Xherdan Shaqiri. /a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU