Belgjika mund 3-0 Egjiptin që ishte pa Salah

Faraonët nuk kanë arritur që të tregojnë ndonjë lojë të mirë në miqësoren kundër Belgjikës

Belgjika ka shënuar një fitore prej 3-0 kundër Egjiptit që u zhvillua dje. Egjipti e fillojë më mirë këtë takim dhe disa herë ishte afër për të shënuar gol, por belgët u kthyen në lojë pas minutës së 20.Pikërisht në minutën e 26’të të pjesës së parë, Romelo Lukaku gjendet shumë mirë brenda zonës së rreptësisë për të kaluar Belgjikën në epërsi.

E derisa po zhvillohej minuta e 37’të gol shënoi edhe Eden Hazard për të shkuar në pauzë të pjesës së parë të dyja ekipet.Në pjesën e dytë pati ndeshje më të qetë derisa 45 minuta luajti edhe kosovari Adnan Januzaj.

Krejt në fund gol shënoi Belgjika me anë të Maourone Fellaini në minutën e 92’të.Kështu Egjipti pritet që të shkojë pa ndonjë paraqitje mbresëlënëse në këto ndeshje miqësore që i paraprinë Rusia 2018.Por, duhet të kihet parasysh sepse për Egjiptin nuk luajti Mohamed Salah, ylli i këtij ekipi, përgatiti ”GazetaExpress”. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU