“Bëj qejf me lekët e shqiptarëve, se të tuat nuk të dalin as për…” Armina kapet me komentuesit

Armina Mevlani është një ndër blogeret më të suksesshme në Shqipëri. Ajo publikon shpesh foto apo video nga jeta e saj e përditshme por edhe nga puna si blogere.

Dhe si një përsonazh i njohur Armina ka fansa të saj por ka edhe komentues që e kritikojnë shpesh për jetën e saj luksoze. Së fundmi ka marrë një kritikë nga një fans i saj në “Instagram”, kjo për faktin pse ka zgjedhur shtetin grek si destinacion, e në fund e ka akuzuar se shkon me pushime me lekët e shqiptarëve.

“Po vetëm në Greqi, ka vende të bukura sa tëduash në Shqipëri , eh lumja ti bej qejf me lekët e shqiptarëve”- i kanë komentuar në Imnstagram. Arminës nuk i ka pëlqyer ky koment dhe nuk ka mundur të qëndrojë pa një përgjigje dhe i është kthyer kështu.“Mirë bën të lexoni cfarë shkruaj. Unë jam e ftuar në Mykonos si ambasadore e shampanjës Moët&Chandon dhe nuk ka lidhje ky koment”- shkruan blogerja duke mbyllur kështu gojët e liga. Por komentuesit nuk kanë ndaluar me kaq.

“Në fakt dhe po të mos ishe e ftuar ,nuk do i kishe mundësitë të shkoje ti ,kështu që rrofshin ato që të kanëftuar moj “ambasadore””- është një tjepër koment drejtuar blogeres.

Por edhe në këtë rast Armina nuk ka ndejtuar pa ia kthyer komentuesit. “E kam apo jo mundësinë kjo është diçka shume personale .Unë kam udhëtuar gjithmonë që në moshë shumë të vogël sepse e kam pasion, por sigurisht shumë udhëtime edhe falë punës janë fat t’i bësh”- ka shkruar blogerja./BW

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU