“Behgjet, pagova 130 euro te hoteli yt por…” Gazetari reagon pas kritikave për turizmin në Shqipëri

Zv.kryeministri i Kosovës, njëkohësisht kreu i AKR Behxhet Pacolli, ka reaguar i indinjuar një ditë më parë, pas rastit të turistit nga Kosova dhe recepsionistit të hotelit në Durrës, që e ofendoi atë dhe që ngjalli shumë reagime në rrjet.

Çdo verë, kaloj pushimet me familje edhe në Shqipëri. Shqipëria mund të zhvillohet ekonomikisht vetëm nga turizmi, por jo duke parë raste të ngjashme sikurse ky që ndodhi sot.

Sot pamë një shembull të tmerrshëm, të cilin kurrë nuk shpresoj ta shohim më.

Nuk është vetëm një punëtor i hotelit “*** * *****”, që ofendoi mysafirin nga Kosova në mënyrë të shfrenuar, por është vetë pronari.

 Kjo nuk është ajo ndjenja për të cilën ne kemi ëndërruar dhe sakrifikuar dhe ose ndjenja që na shtyen të pushojmë në Shqipëri”, shkruante Pacolli.

Por nuk ka vonuar përgjigja ndaj Pacollit. Atij i është përgjigjur gazetari nga Shqipëria, Agim Xhafka, që i kujton ta nisë nga vetja kritikën.

Kështu jemi gatuar ne shqipot, Behgjet vëllai.

Njësoj andej e këndej. Para ca kohe kam bujtur te hoteli yt “Daimond” në Prishtinë.

Pagova 130 euro për një natë dhe veç abazhurëve pa llampa tre herë kërkova ndihmë për tv se ndizej, por nuk shfaqte asnjë stacion.

Dhe qershia mbi tortë ishte kur në mëngjes më kërkuan 15 euro për makinën që fjeti jashtë.

Ndaj byrazer Behgjeti njësoj jemi. Por ti nisja nga vetja, nga të tutë.

Me këtë durrsakun do merrem unë. Pa merak”, shkruan ai./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU