BE në Shqipëri: Të pastrojmë plazhet në 15 shtator

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri në Ditën Botërore të Pastrimit të Plazheve ka organizuar një tur pastrimi në plazhin e Spillesë në Kavajë.

Nëpërmjet një njoftimi publik, Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri apelon për t’ju bashkuar thirrjes për pastrimin e plazheve nga mbeturinat.

“A je gati të kontribuosh për të patur plazhe më të pastra? Të shtunën, në 15 shtator 2018, në Ditën Botërore të Pastrimit të Plazheve, ne do të jemi në Spille së bashku me Green Line Albania për të pastruar plazhin nga mbeturinat! Bashkohu dhe ti! Ta Pastrojmë Shqipërinë!”, shprehet Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU