BE jep ‘OK’ për Teatrin, PD: Fituam, tani do të ketë garë!

Çështja e ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar merr zgjidhje pas një letre që Komisioni Europian i ka dërguar qeverisë shqiptare, në të cilën sqarohet se ligji i depozituar në Parlament nuk shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, por megjithatë këshillon qeverinë që të ftojë edhe aktorë të tjerë të interesuar në garë.

Pas letrës së Brukselit për Ligjin e Teatrit që lejon në garë edhe kompani të tjera, vjen reagimi i Partisë Demokratike. Deputeti Genc Pollo, shprehet se kjo është një fitore e demokratëve.

“BE, pas kërkesës tonë, konstaton se Ligji Fusha shpk ka shkelur legjislacionin europian për prokurimin publik. Ky ligj shmang garën e hapur dhe dhe i fal 205 milion Euro kompanisë se dy Lalëve. 

BE detyron dy Lalët të bëjnë ligj të ri dhe të lejojne garën. Kjo është fitore e një beteje. Falenderime Komisionit Europian. 

Por shkeljet e ligjit shqiptar vazhdojnë, Këshilli Bashkiak i Tiranës është anashkaluar, grabitja e pronës publike ende e mundëshme, financimet e drogës presin tenderin; trashëgimia historike në rrezik. Edhe këto beteja do t‘i fitojmë. Lufta vazhdon.“, shkruan Genc Pollo

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU