Debati midis kandidatëve mesa duket është kthyer në Shqipëri. Mbrëmë, kandidatëtë për bashkinë e Shkodrës kanë qenë përballë njëra tjetrës në “Studio e Hapur” me Eni Vasilin.
Voltana Ademi nga kampi demokrat dhe Keti Bazhdari nga ai i majtë, kanë zhvilluar mbrëmë një debat rreth asaj që ato propozojnë për Shkodrën.
Ndër të tjera kandidatja e majtë Bazhdari ka akuzuar zonjën Ademi se kjo e fundit i ka kopjuar programin e saj për Shkodrën.
Ademi nga ana e saj i është përgjigjur se ajo është referuar te një projekt ku ka marrë pjesë, pasi asgjë nuk nis nga zeroja sipas saj.
Keti Bazhdari: Flas për plagjiaturë sepse programi juaj ka dalë direkt pas tonit. Keni marrë frymën dhe strukturën tonë, plagjiaturë e pastër, copy paste nga projektet e organizatave. Kemi marrë dhe print screen nga interneti në mënyrë që të mos ndërrohet. Tek menaxhimi i territorit infrastrukturës dhe rritjes së konkurrueshmërisë në rajon, e marrë copy paste nga një program i bërë nga Eptiza për projektin e zhvillimit të Shkodrës, projekt ky i mbetur në sirtaret e bashkisë nuk është cituar mirë që po merret nga ky program. Plagjiatura e dytë po prape nga Eptiza, zhvillimi i zonave rurale..Projekte të lëna në sirtar i marrin copy paste dhe mendojnë ti fusin në program, po ashtu edhe zhvillimi i zonave urbane nga studimi i Hydeas.. Aq kopjim është sa plagjiatura 5 është marrë nga menaxhimi i Parkut Kombëtar Tomorr në Berat, të pacituar po për menaxhimin e mbetjeve urbane.. Ky është sistemi. Ne kemi bërë 12 takime të mirëfillta me program me ekspertë të fushave.
Voltana Ademi: Kam pasur rastin të punoj për projektin e zhvillimit Eptiza të të gjitha dokumenteve për disa Bashkinë nuk fillojmë asnjëherë nga viti zero, Ekspertet që kanë punuar në Shkodër që janë pjesë e organizatave ndërkombëtare janë pjesë e punës në stafit tonë historiku është pjesë e realizimit të strategjive jemi mbështetur diku për programin tonë për një platformë të strukturuar. Ne nuk mund ta fillojmë nga zero. Mund të dërgoni pyetje tek Voltana .
Keti Bazhdari: Është copy paste, Po me projektin e Tomorrit ç’patët? Na sqaro pse e ke marrë copy paste?
Voltana Ademi: Duhet respektuar etikë, akuza është e pavend dhe jashtë normave…Në momentin që ne i referohemi një dokumenti strategjik që është publik është i mundur është një bazë e financuar…
Keti Bazhdari: Këto që po them janë të vërteta. Pra zonja Ademi ju e pranoni që jeni bazuar aty… Voltana Ademi: Dokumentet bazë janë strategjik nuk mund të fillohet nga zero, flas për projekte të zhvillimit urban, zhvillimit strategjik, zhvillimin policentrik të Shkodrës aq më tepër që hata territoriale e bazuar…flasim për një zhvillim të tokave për karakteristika të ndryshme .Ajo që do duhet të bëmë është të kihet vetëdije dhe dakordësi për mënyrën se si duhet ta bëjmë. Pra thjesht jeni bazuar tek tradita. Kjo në kontekstin e ndarjes së territorit.
Keti Bazhdari: Po është kopjuar fjalë për fjalë edhe me gabime ortografike. Janë strategjitë të marra dhe të cituara.