Bazat detare/ Kina po e kthen SHBA-në …më 1941

Bazat detare, Kina rrezikon ta kthejë SHBA-në aty ku ishte më 1941.Ushtria kineze po realizon reformën më të plotë në historinë e saj, ndërsa në të njëjtën kohë Kina është duke u përpjekur për të zgjeruar ndikimin në mbarë botën.Kështu thuhet në raportin e rregullt vjetor të Pentagonit të SHBA në lidhje me Ushtrinë Çlirimtare Popullore të Kinës.Dokumenti i Pentagonit tregon se Kina korrikun e kaluar hapi bazën e saj të parë jashtë ushtarake në Afrikë në Xhibuti, dhe mori portin Hambantota në Shri Lanka, transmeton KP.Po ashtu, për herë të parë në muajin maj Kina dislokoi bombardues bërthamorë strategjikë në një nga ishujt e saj artificialë në Detin e Kinës Jugore, dhe po përpiqet për të vendosur bazat ushtarake shtesë në vendet me të cilat ka marrëdhënie afat-gjatë miqësore dhe interesa të ngjashme strategjike, të tilla si Pakistani, thuhet në dokument.

Përveç kësaj, ambasadori kinez në Siri këto ditë njoftoi se ushtria kineze për herë të parë pas shpërthimit të luftës në atë vend, drejtpërdrejt mund të angazhohen në ofensivën e ardhshme kundër xhihadistëve në provincën e Idlib, krah për krah me ushtritë siriane dhe ruse.

Kina po e shtyn SHBA jashtë rripit bregdetar dhe nëse do të ketë sukses duke pasur parasysh se edhe Filipinet nuk janë më aleat i besueshëm i SHBA-së, atëherë kjo do të jetë me të vërtetë alarmante për Uashingtonin, pasi faktikisht do të ktheheshin në vitin 1941, dhe se baza e tyre kryesore detare në rajonin e Azi-Paqësorit do të bëhet përsëri Haëaii, transmetojnë mediat botërore. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU