Bayern/Dëmtohet papritur Vidal, nuk luan me Real

Gjatë seancës stërvitore të së dielës paradite Arturo Vidal, gjatë një ushtrimi me topin me rezervat e Bayern Munchen, bën një hap të madh, kërkon të arrijë te topi, por përdredh keq gjurin e djathtë.

Kiliani rrëzohet menjëherë në tokë, më pas ndihmohet nga Ribery, trajneri i portierëve Tapalovic dhe mjeku Bianchi, për të shkuar te makina e vogël që përdoret për të dëmtuarit. Luftëtari bavarez trajtohet menjëherë nga mjekët e klubit.

Ndërkohë të gjithë lojtarët e tjerë mblidhen për të parë gjendjen e tij. Robben e puth në kokë, Lewandowski i jep kurajë me një përqafim të vogël dhe më pas kiliani transportohet me makinë.

Një lajm shumë i keq për Bayern, me Vidal që sapo ishte rikthyer me grupin pas dëmtimit në gju. Herën e fundit që gjermanët zbritën në fushë ai u zëvendësua në minutën e 36’. Tani vjen një tjetër goditje…(shqiptarja.com)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU