Bateritë e telefonave të rinjë qëndrojnë më pak se ato të modeleve më të vjetra

Telefonat e viteve të fundit po bëhen më të sofistikuar çdo vit e më tepër, që nga ekranet, njohja e fytyrës dhe kamerat pothuajse profesionale. Pavarësisht këtyre përmirësimeve teknike, duket që bateria e tyre nuk ka shumë përparim, ashtu siç do të prisnin shumica.
Kjo u vërtetua nga një studim i ri, i kryer nga gazeta amerikane “The Washington Post”, e cila arriti në përfundim se bateria e modeleve të fundit të telefonave më të njohur nuk jepte rezultate më të mira se bateria e modeleve më të vjetra.

Studimi u krye në 13 telefona, duke përfshirë modelin iPhone XS dhe telefonin e Google-s, Pixel 3. Të gjithë telefonat kishin sasinë e njëjtë të dritës në ekran. Pastaj, telefonat u përdorën për shfletimin e faqeve të ndryshme deri në çastin kur bateria e tyre harxhohej plotësisht.

Befasisht, iPhone XS qëndroi më pak i ndezur sesa paraardhësi i tij, iPhone X, duke u fikur plot 21 minuta më herët se iPhone X. Në anën tjetër, telefoni Pixel 3 u fik një orë e gjysmë më herët se telefoni Pixel 2, shkruan dailymail.co.uk.

I vetmi model i ri i telefonit që qëndroi më gjatë ndezur sesa modeli i vjetër ishte telefoni iPhone XR, i cili qëndroi ndezur tri orë më gjatë se iPhone X. Gjatë këtij studimi u vërtetua se telefonat me ekran “LCD” harxhojnë më pak bateri sesa telefonat me ekran “OLED”, transmeton Gazeta Express. Më poshtë e keni listën e 13 telefonave dhe krahasimin e kohës sa kanë qëndruar ndezur:

1. iPhone XR – 12 orë e 25 minuta

2. Samsung Note 9 – 12 orë

3. iPhone 8 Plus – 10 orë e 10 minuta

4. Pixel 3 XL – 10 orë e 7 minuta

5. iPhone XS Max – 10 orë e 6 minuta

6. Pixel 2 – 9 orë e 57 minuta

7. iPhone 8 – 9 orë e 51 minuta

8. iPhone X – 9 orë e 30 minuta

9. Pixel 2 XL – 9 orë e 26 minuta

10. iPhone XS – 9 orë e 9 minuta

11. Samsung S9+ – 8 orë e 57 minuta

12. Pixel 3 – 8 orë e 28 minuta

13. Samsung S9 – 8 orë e 17 minuta

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU