Bashkia e Tiranës përkujton Masakrën e 4 Shkurtit

Masakra e 4 shkurtit 1944, në të cilën humbën jetën 84 qytetarë të Tiranës, është përkujtuar sot në një aktivitet të veçantë nga Bashkia e Tiranës. Familjarë të dëshmorëve, historianë dhe drejtues të Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Mbrojtjes ishin sot në sallën e koncerteve te liceut artistik “Jordan Misja”, ku u zhvillua një veprimtari përkujtimore.

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali, mbajti fjalën përshëndetëse në emër të kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërsa personalitete të tjera që morën pjesë në këtë aktivitet ishin edhe prof. Pëllumb Xhufi dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.

Krahas fjalëve të rastit, nxënësit e shkollës Qemal Stafa, Jordan Misja dhe koreografike performuan përpara të pranishme. Ky koncert letraro-artistik u bë në kuadër të përkujtimit të dëshmorëve të 4 shkurtit.

“Tirana nuk i harron të vetët! Bashkia e Tiranës përkujtoi sot 84 qytetarët e masakrës së 4 Shkurtit, 72 vjet më parë! Dashuria për vendin e për jetën nuk del kurrë jashtë mode sepse pa kujtuar historinë, nuk ndërtojmë dot qytetin”, shkroi ne Twitter kryebashkiaku Veliaj.

Masakra e 4 shkurtit ndaj popullit të Tiranës është një ndër ngjarjet e hidhura të mbetura në kujtesën historike edhe sot, pas 71 vitesh. Ajo eshte nje date qe lidhet me nje tragjedi te dhimbshme per te gjithe qytetaret e Tiranes, pasoje e nje terrori te pashembullt qe u krye nga bataljoni famekeq SS, nje terror i ushtruar ndaj popullit te Tiranes pa dallim shtrese sociale apo perkatesie fetare.

Kjo date eshte pjese e kujteses se qytetit te Tiranes, simbol i mbijeteses se ketij qyteti.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU