Kryetari i Partisë Demokraitke Lulzim Basha doli në një konferencë për mediat pak pasi kryeministri Edi Rama mbajti fjalimin në Asamblenë e Partisë Socialiste.
Fokusi i liderit të selisë blu ishte nisma ligjore e opozitës për vettingun në politikë, nismë për të cilën mazhoranca shprehu dakordësinë e saj.
Por, kreu i opozitës nuk pranoi të ulet në tryezë me kryeministrin. Sipas tij, projektligji ëhstë identik me atë të drejtësisë dhe nuk ka se çfarë të negociohet.
“Ligji është negociuar njëherë, sepse është identik me atë të gjyqtarëve e prokurorëve. Nuk ka mbetur asgjë për tu negociuar. Negociatat bëhen kur nja një tekst për tu dakordësuar. Çfarë bëhet, shtohen politikanët. Ramën pyeteni nëse do ta votojë pro apo jo, ai ka vetëm një detyrë, të mos e bllokojë, ta sjellë në seancë ku ne do votojmë pro për vettingun në politikë. Propozimi për vettingun e politikanëve, është identik me atë që mazhoranca ka votuar për gjyqtarët, prokurorët e policët madje. Ne kërkojmë që i njëjti ligj të votohet për politikanët”, tha Basha.
Basha tha se pasi u larguan nga dekriminalizimi persona të inkriminuar, tashmë në qeverisje është gjenerata e dytë sipas tij, ata që janë të lidhur me bandat.
“Në krye të qeverisjes së vendit ka ardhur gjenerata e dytë e kriminelëve. Gjenrata e parë ishin vetë vrasësit, përdhunuesit, kriminelët. Për shkak të largimit të tyre për shkak të dekriminalizimit, kriminelët dërguan në Kuvend dhe institucione bashkëpunëtorët dhe familjarët e tyre. Në Shqipëri skandalet dhe zullumet nuk i bëjnë më asnjë përshtypje qeveritarëve dhe kryeqeveritarëve, por është atentat ndaj shtetit të së drejtës dhe popullit.
Sot në Kuvend kemi Çyrben, Ballën, Xhafajn. Kemi në Elbasan Sejdinin, në Durrës Dakon e ëkshtu me radhë. Poltiikanët e lidhur me rkmin sot bëjnë ligjin. Ka vetëm një mënyrë, për pastirmin e potliikës prej kësaj gjenerate të re, dhe më të sofistikuar, vettingun e tyre. PD është pro pastirmit të drejtësië, politikës e ekonomisë nga korrupsioni”, tha Basha./a.m.
Po çpune ke ti me vetingun?asnje politikan nuk duhet te ngaterrohet me drejtesine sepse ju ini te akuzuarit ju e keni bere shqiperine ne kete dite ju e shkaterruat kerkon pushtet Per te shkaterruar akoma?mjere ate qe skuptojne